• среда, 15 април 2026

Mickoski:  Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburanteve me OKTA-n

Mickoski:  Është rënë dakord për uljen e çmimit të karburanteve me OKTA-n

Shkup, 24 mars 2026 (MIA) - Është rënë dakord ulja e çmimeve të karburanteve me OKTA-n, njoftoi sot kryeministri Hristian Mickoski. 

Siç informon, nga sot do të ketë tre denarë lirim në të gjitha pikat e karburantit që janë shfrytëzues të OKTA-s

"Po, gjatë ditës së djeshme ministrja e Energjetikës zhvilloi bisedë me drejtorin e përgjithshëm të OKTA-s dhe kemi edhe një denarë shtesë. Kështu, nga sot do të kemi zbritje prej tre denarësh në të gjitha pikat e karburantit që janë shfratëzues të OKTA-s. Nga këto çmime, që janë çmimet maksimale të përcaktuara dje nga Komisioni Rregullator për Energjetikë, kemi tre denarë zbritje, që do të thotë se kemi aktualisht çmiment më të ulëta të karburanteve në këtë moment", deklaroi Mickosko. qa/

Foto: Printskrin

 

Остани поврзан